Hakimi ka marrëveshje me PSG-n

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Achraf Hakimi është i vendosur të largohet nga Interi. “Gazzetta dello Sport”, ka shkruar se Hakimi tashmë ka arritur marrëveshje me Paris Sanit-Germainin dhe po pret që ekipi francez ta bind Interin në lirimin e tij.
Bëhet e ditur se Hakimi është pajtuar me kontratë pesëvjeçare dhe pagë vjetore mbi katër milionë euro, që ia ka ofruar Parisi.
Te Interi po kërkojnë të paktën 80 milionë euro për kartonin e Hakimit, i cili edicionin e fundit pati paraqitje fantastike.
Në 45 paraqitje në të gjitha garat, Hakimi pati shtatë gola e 11 asistime kurse me Interin ka kontratë deri në vitin 2025. Marokeni 22-vjeçar iu bashkua Interit vitin e shkuar nga Real Madridi për 54 milionë euro.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey