Halili shkarkon Memën, trajneri i ri vjen nga “moshat”

Sharing is caring!


Humbja me Ballshin këtë fundjavë i ka kushtuar stolin trajnerit të bardhebluve, Ardian Mema.

Trajneri dhe presidenti Refik Halili pas humbjes ndaj Bylisit arritën marrëveshjen për prishjen e kontratës e cila e shty me disa javë pasi largimi i Memës mund të kishte ardhur që pas barazimit 2-2 ndaj Flamurtarit në Vlorë.

Dy ishin emrat e përfolur për zëvendësimin e Memës, Bledar Devolli dhe Julian Ahmataj.

Të dy trajnerët të cilët kanë qenë pjesë e Tiranës edhe si futbollistë aktualisht janë pjesë e stafit të bardhebluve pasi Devolli drejton Tiranën U-19 ndërsa Ahmataj Tiranën U-17.

Por duket se ky i fundit ka bindur më tepër kampin bardheblu, pasi burimet pranë klubit kryeqytetas konfirmojnë se Julian Ahmataj do t jetë emri i ri në krye të klubit.

Sharing is caring!

Loading...
shares