Haliti: Kurti i dha urdhër Aida Dërgutit të më godasë me vezë në Kuvend, ajo nuk pranoi

Xhavit Haliti thotë se Albin Kurti e kishte urdhëruar Aida Dërgutin ta godasë atë me vezë në Kuvend, por deputetja nuk kishte pranuar.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti ka thënë se Aida Dërguti nuk e kishte dëgjuar Albin Kurtin për ta gjuajtur me vezë në Kuvend gjatë kohës kur Vetëvendosje ishte në opozitë dhe Kuvendi po votonte për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se Dërguti gjatë asaj kohe ka qenë nënkryetare e Kuvendit, njëjtë si Haliti.

Haliti madje është pyetur nëse do të hakmerret edhe ndaj Kurtit i cili e kishte gjuajtur me ujë dhe vezë.“As që kam mendu me ja kthy najhere. Bile bile unë kam dalë edhe kundër procesit kundër tyre që ka qenë”, ka thënë Haliti në KlanKosova.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey