Halland me klub të ri, përfundojnë të gjitha spekulimet

Saga për transferimin e Erling Halland ka përfunduar. Norvegjezi do të vazhdojë karrierën në Manchester City.

E respektuara “Athletic” raporton se Halland ra dakord të gjitha kushtet personale me Cityn pas disa muajsh negociatash. Sipas këtij burimi, City do ta konfirmojë transferimin deri në fund të kësaj jave.

Për futbollistin 21-vjeçar u interesuan edhe Real dhe Barcelona, ​​por ai vendosi të ndiqte hapat e të atit dhe të veshë fanellën blu të hapur të klubit të Mançesterit.

Halland ka statistika të pabesueshme në Dortmund, ka shënuar 85 gola në 88 ndeshje, nëse e transferon formën te Manchester City, atëherë skuadra e Pep Guardiolës do të jetë e pandalshme.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey