Hapen dy thirrje publike – subvencionohen kompanitë mikro dhe të vogla

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka mbajtur paraqitje para mediave.

Njofton se janë hapur dy thirrje për subvencionim të kompanive mikro dhe të vogla, transmeton TV21.

“Ministria e Ekonomisë ka shpallur dy thirrje për mbështetjen e kompanive të vogla. Edhe përskaj krizës ekonomike që vjen pas luftës në Ukrainë, Ministria e Ekonomisë edhe këtë vit vazhdon me ndihmën e drejtpërdrejtë për kompanitë që më së shumti kanë nevojë”, tha Bekteshi, transmeton TV21.

Kjo ndihmë do të peshojë 56 milionë denarë për mbështetje të drejtpërdrejtë të kompanive të cilat siç tha Bekteshi, “më shumë kanë nevojë – përfshirë këtu zejtarët”.

Në thirrjen e parë mund të aplikojnë kompanitë e vogla dhe mikro dhe ndihma do të përfshirë 30% apo jo më shumë se 200 mijë denarë për çdo investim që do ta bëjnë kompanitë gjatë kësaj periudhe.

“Me këtë do të ndihmojmë mbi 250 kompani të vendit tonë”, tha Bekteshi.

Do të bashkëfinancohen edhe 40% e shpenzimeve të kompanive të zejtarëve dhe jo më shumë se 100 mijë denarë.

“Do të financojmë projekte së bashku me zejtarët mbi 60 brenda shtetit”, njofton më tej Bekteshi.

Rajonet që janë më pak të zhvilluara do të mbështeten më shumë me të vetmin që qëllim që për një periudhë të shkurtër të kemi zhvillim të barabartë rajonal, shtoi më tej Bekteshi./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey