Haradinaj mbledh qeverinë, ka një këshillë për ata që mendojnë se s’duhet ta bëjë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është kthyer nga Haga në Kosovë mbrëmë pak para mesnatës.

E me t’u kthyer, Haradinaj ka ftuar Qeverinë në një mbledhje e cila do të mbahet prej orës 14:00.

Haradinaj deklaroi se duhet t’i kthehen punëve si qeveri në dorëheqje pasi nuk guxojnë që të lënë vendin në vakum qeverisës.

“Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakumit qeverisës”, deklaroi Haradinaj.

Megjithëse ka të atillë që mendojnë se mbledhja e qeverisë dhe kryerja e detyrave pas dorëheqjes është jo kushtetuese, Haradinaj ka ftuar që të njëjtit t’i drejtohen Gjykatës Kushtutese.

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes është jo kushtetuese. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj”, përfundoi Haradinaj./

The post Haradinaj mbledh qeverinë, ka një këshillë për ata që mendojnë se s’duhet ta bëjë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 26, 2019 10:08 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147178
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit