Haradinaj uron Maqedoninë e Veriut në 30 vjetorin e pavarësisë

Kryetari I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka uruar Maqedoninë e Veriut në 30 vjetorin e pavarësisë së saj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se Kosova mbetet e vendosur fuqishëm për thellimin e bashkëpunimit.

“Në 30-vjetorin e pavarësisë, uroj institucionet e Maqedonisë së Veriut dhe popullin e saj në këtë ditë historike për ta.

Kosova mbetet e vendosur fuqishëm për thellimin e bashkëpunimit, gjithnjë duke ndërmarrë iniciativa të reja për avancimin e demokracisë, mirëqenies dhe paqes për dy vendet”, ka shkruar tutje kreu I AAK-së, njofton Klankosova.tv.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey