Harrojeni Arjolën, kjo është motra bukuroshe e Arjolës

Arjola Demiri është njëra nga banoret e Big Brother Vip.

Aktorja nga Tropoja është bërë e njohur për publikun kosovar me rolin e “Xhbanes” nga seriali “O sa Mirë”, shkruan ORAinfo.

Ishte pikërisht ky serial pikënisja e sukseseve të Arjolës në fushën e aktrimit, pasi asaj iu hapën dyert edhe për pjesëmarrjen e shumë projekteve të reja.

Tani, ajo është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother.

Arjola cilësohet si njëra nga konkurrentet më të forta në atë format. Publiku e vlerëson atë për sakrificën që ka bërë, pasi ajo ka lënë jashtë tre fëmijët e saj.

E duke qenë se Arjola është nënë single, për fëmijët e saj po kujdeset motra e saj. Elisa.

Shpesh herë Arjola e përmend atë brenda shtëpisë, duke treguar se sa e vlefshme është ajo në jetën e saj.

Shikoni se sa të bukur e ka motrën Arjola./ORAinfo/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey