Harruat ata që themeluan Festivalin “Këngë Jeho” në Strugë, nuk i nderuat në 30 vjetorin e themelimit

Autor: Aziz Pollozhani

,, Këngë Jeho “ 30 vjetë
Pas enthuziazmit dhe shpresës për dritë që krijuan zgjedhje e para parlamentare të vitit 1990 , Festivali ,, Këgë Jeho “ si që u quajt atëhetë nga ideatori i saj Prof Ismail Hoxha dhe shkrimtari strugan Nexhat Mustafa ,ishte ndër lulet e para të pranverës shqiptare . Kultivimi dhe promovimi publk i traditës tonë muzikore , kulturës sonë në përgjithësi, ishte ushqimi që më së shumti i mungonte popullit shqiptar të këtyre anëve.Festivali ,,Këngë Jeho “ e shkyu këtë perde të zezë që kishte vënë mbi kulturën tonë sistemi i deriatëhershëm monist obskurantist.
Është kënaqësi , edhe kur e sheh tani me pahir nga anash,që ky fesival po feston tridhjetë vitet e egzistencën të tij. Gjatë kësaj periudhe edhe ky aktivitet kulturor ka përjetuar baticat dhe zbaticat e veta duke ndarë fatin e jetës kulturore shqiptare që karakterizohet nga mungesa permanente e mbështetjes institucionale . Por ai po mbijeton.
Padyshim që çdo kohë i ka herojtë e vetë. Duhet mirëpritur dhe nderuar çdo njërin që mbështet këtë aktivitet dhe uroj që ato këtë në të ardhmen ta bëjnë edhe më mirë. Por është e pashembullt që përgjegjësit e festivalit ,cilëtdo qofshin ato, me rastin e këtij jubileu kaq të rendësishëm të mos nderojnë dhe bile as të mos përmendin, jo të gjithë, por ato që ishin dhe do të mbeten në kujtesën e struganëve dhe jo vetëm, si ideatorët,mbëshetësit dhe këmbëgulësit e paepur për të nisur dhe për mos me e lanë në rrugë këtë Festival.
Ato që mbështetën iniciativën dhe u bashkangjitën në realizimit të saj ishin të shumtë si nga Struga, Kërçova, Tetova, Dibra, Gostivari, Pellagonia, Shkupi e Kumanova, si edhe nga dashamirë e miq të shumtë të tjerë jasht shtetit si që ishtin kompozitorët , muzikologët dhe koreografët e famshëm si Çesk Zadeja, Panajot Kanaqi, Agron Alia, Afërdita Onuzi,Ramadan Sokoli dhe shumë të tjerë, shumica prej të cilëve , për fat të keq, nuk jetojnë më.
Por që kjo inisiativë e asaj pranvere të mos shëndrohej në një seri të rradhës ku të gjith në fund dë të justifikoheshin me atë ,, eh, prap s,na lanë “ , kishte në ballë njerëz që nuk duhej harruar pa u kujtuar në 30- vjetorin e themelimit të festivalit. Pa lënë anash kontributin e shumë ethuziatëve dhe aktivistëve të kohës, drejtoria e festivalit duhej nderuar dhe me pietet të përmendte ideatorin dhe Drejtorin e parë të saj Prof Ismail Hoxhën, këtë ladorishtar të urtë dhe të mençur që moti kishte ëndërruar ti lejë Strugës një xhevahir të tillë, prof. Nexhat Mustafën, arsimdashësin dhe shkrimtarin erudit që ishte një ,, spiritus movens “ i të gjita aktiviteteve intelektuale në Strugë e më gjërë dhe që siguroji vazhdimsinë e festivalit pas shkuarjes në amshim të prof. Ismailit dhe angazhimin e Mersim Pollozhanit , deputet i legjislacionit të parë i cili në mungesë të mbështetjes të strukturave qeveritare ku bënte pjesë edhe partia shqiptare e atëhershme , i shoqëruar nga iniciatorët e festivalit me forcë fizike hapi dyert e stadiumit ku u mbajt festivali i parë ,, Këngë jeho,, për të mos u ndalur më kurrë.
I dëshiroj jetë të gjatë Festivalit ,, Këngë jeho “ kurse drejtoria e saj duhet të mos i harrojë ato që me sakrifica e themeluan ate , nëse nuk duan që edhe ato ,organizatorët dhe drejtorin e festivalit, ti harrojë dikush që nesër.

Përcjell Struga Ekspres

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey