Harta e Kosovës me flamurin e Serbisë valon në protestën në Beograd

“Nuk dorëzohemi”, valon flamuri i hartës së Kosovës me simbole serbe në protestën në Beograd.

Në protestën e mbajtur ditën e djeshme në Beograd nga disa grupe protestuesish për masat parandaluese kundër koronavirusit nga qeveria e Serbisë, janë parë edhe flamuj që kundërshtojnë shtetësinë e Kosovës.

Në një video të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, shihet duke valuar një flamur me mbishkrimin “Nuk dorëzohemi”, me hartën e përgjysmuar të Kosovës dhe simbole shtetërore serbe të vendosura në to.

Një hartë të ngjashme ditë më parë e ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’ presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilën mori reagime të shumta.

Dy protesta të ndara – njëra e organizuar nga pronarë të ndërmarrjeve hotelierike dhe punonjës, tjetra nga anti-vaksinuesit – u mbajtën në kryeqytetin serb Beograd.

Ata u bashkuan më vonë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj trajtimit të qeverisë të pandemisë, siç raportohet nga mediat lokale.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey