Haxhiu akuzon edhe njëherë LDK-në për prishjen e koalicionit qeveritar

Albulena Haxhiu ka thënë se skenari për rrëzimin e Qeverisë Kurti ishte përgatitur moti.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka akuzuar edhe njëherë Lidhjen Demokratike të Kosovës për prishjen e koalicionit qeveritar.

Madje Haxhiu ka thënë se LDK-ja ka pasur skenar për ta rrëzuar Vetëvendosjen nga pushteti shumë më parë.

Ajo këtë e bazon në faktin që LDK-ja kishte bërë përpjekje të vazhdueshme për ta futur Nismën në Kuvend.

“Kishim disa pikë negative që në start. Ka pasur dhe ka një qëllim tjetër që këta (LDK) e fshehin”

“Kjo çështje ka nisë prej 6 tetorit prej kur ka fillu më kalu Nisma pragun”, ka thënë ajo në Rubikon.

Tutje, Haxhiu tha se këtë gjë e kanë ditur por që nuk kanë dashur të bëjnë publike.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey