Haxhiu reagon pas rrëzimit të Qeverisë: Mocioni ishte i planifikuar nga Mustafa e Thaҫi

Zyrtari i Nismës: Kurti hyri në histori si kryeministri më jetëshkurtër në vendin tonë

Pas rrëzimit të Qeverisë ka ardhur edhe reagimi nga Albulena Haxhiut.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, kanë punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet me nderë e përkushtim.

Sipas saj, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin.

Që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, ne kemi punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet tona, me nderë e përkushtim.

Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa.

LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.

Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve.

Të dashur qytetarë, mos u dëshproni sepse ky shtet do të bëhet dhe do rikthehemi edhe më fuqishëm edhe më të fortë dhe atë shumë shpejt dhe do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur!

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey