Haxhiu: Thaçi e Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, kanë biseduar gjatë

Baton Haxhiu thotë se Kurti e Thaçi janë takuar edhe dy herë të tjera përveç takimit zyrtar.

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, thotë se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në Presidencë për konsultimet për formimin e Qeverisë.

Haxhiu, i cili është mik i presidentit Thaçi thotë se Kurti e Presidenti kanë pasur takime sekrete.

“Z. Thaçi dhe Z. Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë”, është shprehur Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se kjo ka ndodhur rishtas.

“Ata e dinë se cka kanë folur, unë nuk e di përmbajtjen, por megjithatë janë takuar gjatë. Janë treguar korrekt, nuk e kanë bërë publike”, ka thënë Haxhiu.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey