Hendobollistet kosovare fitojnë të bronztën në Kupën Botërore Universitare

Hendbollistet e Universitetit të Prishtinës kanë fituar medaljen e bronztë në Kupën Botërore Universitare, e cila po mbahet në Prishtinë.

Në ndeshjen për medaljen e bronztë, ekipi i UP-së mundi Universitetin nga Çekia, “Palacky University of Olomouc”, me rezultat 26:24.

Vashat nga Kosova përfunduan në vendin e tretë, duke e mbyllur garën me fitore.

Ndërkohë, sonte luhet edhe finalja në konkurrencën e meshkujve, ku Universiteti i Prishtinës kërkon medaljen e artë përballë Universitetit Kangëon, nga Koreja e Jugut. /KOK

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey