Heqja e maskave në ambiente të mbyllura, a përfundon pandemia Kovid-19?

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse rekomandoi heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, pasi siç vlerësuan, janë përmbushur kushtet për këtë lehtësim të masave restriktive.

Ky rekomandim, siç bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski do të shqyrtohet fillimisht nga Shtabi i Krizës dhe më pas në seancë qeveritare, duke mos treguar se kur do të jetë ajo seancë, transmeton TV21.

Megjithatë, i pyetur se me heqjen e maskave në ambiente të mbyllura a do të thotë se po përfundon pandemia Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski tha se këtë ua lë në dorë epidemiologëve.

“Do të shqyrtohet fillimisht nga Shtabi i Krizës dhe më pas në seancën e parë qeveritare. Sa i takon masave të ardhshme, kjo do të varet nga KSN. Unë në disa raste kam dhënë se për mua i rëndësishëm është mendimi, njohuria dhe përvoja e mjekëve. Edhe këtë herë ashtu do të jetë”, tha Kovaçevski.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey