Heshtja që paralajmëron fundin e AKI-së
Florian Nesimi Heshtja totale që po ndodh në AKI tregon se ata nuk kanë asnjëfarë koncepti se si do të vazhdojnë të veprojnë në të ardhmen. E përderisa në AKI kemi heshtje totale, te LSDM të paktën po ndodh diçka: nga takimet e Cërvenkovskit me eksponentët e ZNAM-it, e deri te akuzat e Fërçkovskit për […]
Florian Nesimi
Heshtja totale që po ndodh në AKI tregon se ata nuk kanë asnjëfarë koncepti se si do të vazhdojnë të veprojnë në të ardhmen. E përderisa në AKI kemi heshtje totale, te LSDM të paktën po ndodh diçka: nga takimet e Cërvenkovskit me eksponentët e ZNAM-it, e deri te akuzat e Fërçkovskit për manovrat e Pendarovskit brenda LSDM-së.
Në shkencat politike një gjë është e qartë: parakushti kryesor për reformimin e një partie është pranimi i humbjes në zgjedhjet e fundit. Nëse një parti refuzon të pranojë se ka humbur, ajo jep sinjalin se në të ardhmen do të vazhdojë me të njëjtin formacion dhe të njëjtin diskurs. E sikur të pranojë humbjen në zgjedhje, atëherë pason dorëheqja e liderit dhe zgjedhja e kryetarit të ri, i cili më pastaj formon ekipin e tij udhëheqës. Pra, nëse lideri i partisë nuk jep dorëheqje, atëherë aty nuk mund të bëhet fjalë për reforma.
Heshtja e madhe që ka kapluar partitë të cilat humbën në zgjedhjet lokale na tregon se ata janë të vendosur që të hyjnë në një opozitë të thellë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por mos reformimi i tyre dhe mungesa e një koncepti të ri politik është tregues se ata do të humbin edhe në zgjedhjet e radhës. Kjo sepse në politikë çdo gjë që mer teposhtën nuk mund të ngjitet sërish lart.
Kështu siç po vijojnë gjërat, opozita po shndërrohet në një strukturë që do të zhduket ngadalë dhe pa zhurmë.