Hetim ndaj një personi nga Gjevgjelia, dyshohet për përdhunimin e një 12 vjeçareje

Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli ka dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Më 22 janar, i dyshuari, banor i Radovishit, ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë […]

Jan 29, 2025 - 21:00
 0  4
Hetim ndaj një personi nga Gjevgjelia, dyshohet për përdhunimin e një 12 vjeçareje
Dhuna ndaj grave, dhunë Foto: Ana Batrićević/novinarkeprotivnasilja.org

Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli ka dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Më 22 janar, i dyshuari, banor i Radovishit, ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 12-vjeçare nga një fshat i Vallandovës, me të cilën paraprakisht kishin komunikuar përmes një rrjeti social.

Meqenëse ekzistojnë rrethana që arsyetojnë frikën se i dyshuari do të arratiset dhe se do t’i asgjësojë gjurmët e veprës penale, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjykata Themelore në Gjevgjeli e ka pranuar propozimin dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.