Hidhet në erë me 10 kg tritol pallati 6-katësh tek Astiri (FOTOT)

Ashtu siç ishte parashikuar, IKMT ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një pallat 6-katësh në zonën e Astirit, në Tiranë, për t’i hapur kështu rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Në ndërtesë u hapën 250 vrima dhe u përdorën 10 kg lëndë plasëse. Pavarësisht shtëllungave të mëdha të tymit, forcat e zjarrfikëses ndërhynë për të bërë të mundur lokalizimin e tij, përmes hedhjes së ujit.

Ditën e djeshme, IKMT shembi pesë ndërtesa të tjera. Aksioni ishte i qetë dhe pa rezistencën e banorëve, ndonëse zona ishte rrethuar me polici dhe qarkullimi u bllokua për disa orë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey