Hill: E kam takuar shpesh Demaçin, ishte shumë i vështirë, kishte opinione të forta, s’mund të bashkëpunohej me të

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill tha se ishte takuar shpesh me Adem Demaçin dhe se ai kishte qëndrime të ashpra ndaj Serbisë. Diplomati tha gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale se nuk mund të bashkëpunohej me të. “Ai nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunoje, të punoje në një dokument. Kishte opinione

Nëntor 12, 2025 - 12:00
 0
Hill: E kam takuar shpesh Demaçin, ishte shumë i vështirë, kishte opinione të forta, s’mund të bashkëpunohej me të
Hill: E kam takuar shpesh Demaçin, ishte shumë i vështirë, kishte opinione të forta, s’mund të bashkëpunohej me të

Hill: E kam takuar shpesh Demaçin, ishte shumë i vështirë, kishte opinione të forta, s’mund të bashkëpunohej me të

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill tha se ishte takuar shpesh me Adem Demaçin dhe se ai kishte qëndrime të ashpra ndaj Serbisë.

Diplomati tha gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale se nuk mund të bashkëpunohej me të.

“Ai nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunoje, të punoje në një dokument. Kishte opinione shumë të forta. Por, në aspektin e bashkëpunimit ishte i vështirë dhe ne nuk ishim të interesuar ta promovonim atë si person”, tha ai.

Hill tha se “shumë mirë që kishte opinionet e veta dhe u qëndronte fort”, por në aspektin e bashkëpunimit, Demaçi “ishte shumë i vështirë”.