Hill: Millosheviqi shqetësohej se po anonim kah UÇK-ja, por Rugova asnjëherë s’kërkonte më pak se pavarësi

Diplomati amerikan, Chrtistopher Hill tha se ish-udhëheqësi i Serbisë, Sllobodan Millosheviqi shqetësohej se SHBA-ja po largohej nga Ibrahim Rugova dhe se po anonte kah Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Duke dëshmuar në Gjykatën Speciale, ai tha se Millosheviqi e kishte përmendur me emër Thaçin gjatë një takimi me të. Megjithatë, Hill tha se Rugova s’kërkonte asgjë

Nëntor 12, 2025 - 12:00
 0
Hill: Millosheviqi shqetësohej se po anonim kah UÇK-ja, por Rugova asnjëherë s’kërkonte më pak se pavarësi
Hill: Millosheviqi shqetësohej se po anonim kah UÇK-ja, por Rugova asnjëherë s’kërkonte më pak se pavarësi

Hill: Millosheviqi shqetësohej se po anonim kah UÇK-ja, por Rugova asnjëherë s’kërkonte më pak se pavarësi

Diplomati amerikan, Chrtistopher Hill tha se ish-udhëheqësi i Serbisë, Sllobodan Millosheviqi shqetësohej se SHBA-ja po largohej nga Ibrahim Rugova dhe se po anonte kah Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Duke dëshmuar në Gjykatën Speciale, ai tha se Millosheviqi e kishte përmendur me emër Thaçin gjatë një takimi me të. Megjithatë, Hill tha se Rugova s’kërkonte asgjë “më pak se pavarësia”.

“Millosheviqi mendonte se ne po largoheshim nga Rugova dhe mendonte se ishte gabim i rëndë sepse mendonte se atij i duhej të merrej me UÇK-në, që kishte qëndrim të ashpër. Rugova asnjëherë nuk kërkoi më pak se pavarësia, por pranoi se nuk ishte i interesuar për luftën e armatosur”, tha ai.

I dërguari special i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë tha se nuk e di se pse Millosheviqi shqetësohej për këtë.

Edhe në Washington, Hill tha se kishte që mendonin se duhej të komunikonin më shumë me UÇK-në.