Historia e Isaleos/ 12 vite më parë e braktisi nëna në Vlorë, e rriti familja rome (FOTO)

Ndoshta është e çuditshme, por një histori si kjo që do lexoni më poshtë tregon më shumë se çdo skenar filmi, qoftë edhe duke u vlerësuar me çmimet “Oskar”.

10 vjet më parë, Top Channel transmetoi një kronikë, sipas së cilës një anëtar i një familjeje rome gjeti në një kontenier mbeturinash një djalë të braktisur, të cilin e çoi më pas në shtëpi.

Isaleo, 12 vjeç e di mirë historinë e tij. Kujtimet e fëmijërisë si një karrocë janë më të dashurat për të. Por i rritur me mundime nga familja që i shpëtoi jetën dhe që dashurinë nuk ia kanë kursyer asnjëherë, Isaleo nuk kërkon t’i njohë prindërit biologjikë që e braktisën.

Në familjen rome ashtu si 10 vjet më parë asgjë ska ndryshuar. Për baba njeh Leonardin djalin e shtëpisë. Ai e gjeti dhe e solli në shtëpi dhe gjyshja Noçe e ëma e Leonardit e ka rritur Isaleon.

Sot ata ende jetojnë me të ardhurat nga kanaçet që mbledhin në koshat e mbeturinave. Por familja rome që e rriti kërkon që Isaleo të shpëtojë një herë e mirë nga koshat. Ata duan që e ardhmja e tij të jetë ndryshe dhe mos varet mbijetesa nga plehra, atje ku ia shpëtuan jetën 12 vjet më parë./Top Channel

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey