Auto Draft

Historia e Kumanovës nuk eshte ajo qe shkruhet ne Wikipedia nga Serbet e Maqedonet!

Qyteti i Kumanovës ka një histori të gjatë e cila daton nga krijimi i kohës dhe jetës. Banorët e pare të këtij qyteti kanë qenë Ilirët. Ilirët nuk ishin banorë vetëm të këtij qyteti por ata popullonin mbarë Gadishullin Ballkanik. Në këto vende flitej pothuajse e njëjta gjuhë sikurse gjuha e sotshme Shqipe. Me rendësi është të përmendim se Pellazgët dhe Ilirianologjia konsiderohen si disiplina që studiojnë jo vetëm njeriun antik, por fillimin e krijimit të jetës dhe tokës. Ilirët lanë pas arkifakte të cilat dëshmojnë dhe prezentojnë një civilizim inteligjent.

Në kohën e Ilirisë, Kumanova gjindej në provincën Dardane. Dardania ishte njëra ndër krahinat më të mëdha Ilire. Besohet se edhe fiset tjera Ilire siç janë fisi Peon dhe fisi Narop jetonin në Karadak dhe Kumanovë. Fisi Narop besohet të jetë si nën fis Dardan. Arkifaktet provojnë se rrethi i Kumanovës ishte rreth me plot gjallëri jetë gjatë kohës antike. Ilirët ndërtonin qytetet në vende të volitshme për jetës. Ilirët ndërtonin qytetet afër maleve, ose në udhëkryqe kryesore. Kumanova gjindet në rrugën e lashtë që në atë kohë lidhte rajonin e Panonisë me atë të Pontis. Në mitologji, Dardani ishte djali i Ilirit. Enkelei, Autarieusi, Maedusi, Taulanti, dhe Përhaebusi ishin djemt e Ilirit.

Në basë të etimologjisë, emri Kumanova është emër Ilir, dhe emër Shqip që përbëhet me këtë kuptim “Ku” dhe “ma nova” ose “ma vendove”. Ilirët përdornin emrin Kumanova të cilin emër më vonë Romakët e adaptojnë. Sipas një legjende që është trashëguar nga brezi në brez thuhet se Kumanova, Tetova, dhe Gostivari ishin pjesë të Shkupit. Një mace kishte mundësi të udhëtonte nga Kumanova gjer në Gostivar duke shkuar nga një mur tek tjetri mur i shtëpive. Sipas mitologjisë besohet se në atë kohë është zhvilluar një luftë e madhe sa që nga gjaku i madh rrugët janë vërshuar dhe rruga është shndërruar në lum gjaku. Ai lum gjaku ka qenë aq i thellë sa që lopa është fundosur. Nuk mundet të konfirmohet kjo legjendë e mitologjisë Shqiptare, por historia ka regjistruar dy here humbjen totale të qytetit të Shkupit.
Auto Draft
Në kohën Ilire qyteti ishte i njohur me emrin Zheglig, emër që rrjedh nga fjalët Zheg – nzehtësi dhe lig – i sëmur ose i keqë. Qyteti ndryshoi emrin edhe dy here. Në vitin 26 para erës sonë arritën Romakët të pushtojnë këtë rajon. Vendi ishte i bukur me lumenj dhe me plot pemë dhe hije. Romakët e quajtën “ Umbra – Nova” që do të thotë vend i hijeve ose hije të reja. Disa nga Romakët e quanin “ Umeonovo” që do të thotë vend i ri me lagështi. Qyteti ndërroi emrin edhe një here. Në vitin 26 të erës sonë në ket rrajon u vendos një kontigjent ushtarak Romak. Në kohën Romake, ushtria nuk kishte të drejtë të hyn në qytetet e mëdhaja, dhe në ket rast ushtria Romake nuk hyri në Shkup. Oficerët Romakë e quajtën vendin Cumaenova (Kumaenova). Shumica e tyre ishin nga qyteti Kampanja i cili u quheshte Cuamae. Ata e quajtën qytetin si Kampanja e re, Cumae- nova, nova- e re. Por më vonë Romakët e quanin si Cum-a-nova (Kum-a-nova). Kjo rrjedh nga fjalët Latine “Cum ose Kum” që në gjuhën Shqipe do të thotë kur ose që nga ose sëbashku dhe “nova” që do të thotë e re. Sipas shënimeve antike Romake, Kumanova ishte fshat i madh. Emri Kumanova shifet edhe në hartën apo atlasin vjetër Romakë Tabula Peutingeriana. Tabula Peutingeriana është e vetmja hartë ose atlas që tregonte rrjeting rrugor ushtarak dhe imperial Romak, cursus publicus. Harta Tabula Peutingeriana është bërë nga një murg i quajtur Kolmar. Gjithashtu edhe historiani antik Romak, Gaius Sallustius Crispus i njohur si Sallust, (86-34 BC), përmend Zheglig – Cumaenova dhe ushtrin Romake të jetë e përqendruar në Cumaenova afër Skupit.

Populli Sllav tentuan të ndryshojnë kuptimin e emrit. Maqedonët duke mohuar ekzistimin shekullor të Shqiptarëve dhe Ilirëve në këto rajone shpifiën një hipotezë se gjoja emri Kumanovë rrjedh nga fisi Kuman që paska jetuar në dhe përreth Kumanovës. Disa Shqiptarë të “ndershëm” të paguar nga shteti përmbanin këtë ide dhe tentuan ta bindin popullsinë Shqiptare të Kumanovës duke e mohuar autonomin dhe aborigjinalitetin e popullit Shqiptar dhe Ilir të këtij rajoni. Sllavët me të gjitha forcat e tyre mohojnë se Shqiptarët kanë prejardhjen nga Ilirët dhe fabrikojnë ide që tentojnë të falsifikojnë historinë e vërtet. Me e fundit ishte fabrikimi i historisë me Enciklopedinë shovene dhe nacionaliste dhe pansllaviste e cila i shpall luftë popullit Shqiptar jo vetëm ne Kumanov dhe vend por gjithë Shqiptareve.

Ideja se fisi Kuman ka jetuar ne Kumanove është e gabuar dhe fabrikim dhe shpifje maqedonas. Pasardhësit e Kumaneve janë Oguzet, dhe pasardhësit e Oguzeve janë Osmanlit ose Turqit e sotshëm. Njohtohu me fisin Kuman i cili ku ka jetuar ka lene gjurma dhe artifakte sikurse varet ne Hungari, Rumuni, Ukrainë.

MAQDONASIT E ORIGJINËS SLLAVE SHPIFEN IDEN SE FISI KUMAN PASKA JETUAR DHE KUMANOVA ËSHTË QUAJTUR SIPAS TYRE. PO JO FISI KUMAN NUK KA JETUAR NE KUMANOVE. MAQEDONI SHPIFI KËTË IDE QE TE TREGON SE EMRI KUMANOV ËSHTË EMËR SLLAV KUMAN – OVE OVA E KUMAN DHE AUTOMATIKISHT I BËN ATA PARAARDHËS NE KUMANOV SEPSE EMRI TITULLON MAQEDONISHT DHE MAQEDONI PASKAN JETUAR PARA KUMANEVE. KJO IDE E FABRIKUR MOHON TE DREJTËN E SHQIPTARIT I CILI ËSHTË AUTOKTON DHE ABORIGJINAL NE KUMANOV. SHTETI MAQEDONAS KOMUNIST I PAGUAJTI TRADHTARET E KOMBIT NE KUMANOV QE TA SHPALLIN KET IDE TE FABRIKUAR QE SOT SHUMICA E KUMANOVAREVE BIEN PE.

Fisi Kuman ishte fis Asiatik jo shumë i dalluar nga fisi Peçeneg. Kumanët ishin fis nomadik me origjinë nga kufiri i Kinës. Në shekullin e IX të erës sonë, Kumanët udhëtuan permes Siberisë, në rrejonin e Volgës, ose pjesën perendimore të Kazahkstanit. Gjatë udhëtimit, Kumanët bashkohen me fise të tjera por akoma mbesin si fis kryesor-dominues . Duke e konsideruar jetën e tyre nomadike, këto vende konsiderohen si shtëpi të perkohshme. Në fillim ata ishin të njohur si Polovtsians. Kështu quhejedhe fisi asiatik Kipchak. Në gjuhën Latine ata njiheshin si Cumanicus, ndersa vendi ku banonin quhej Cumania ose Kumania. Kumanët flitnin gjuhën e tyre nomadike që ishte e ngjajshme me atë Turke. Kjo është e konfirmuara nga fjalori Latin dhe Kuman që quhet Codex Cumanicus ose Kodeksi Kuman. Fisi Kuman ishte i vendosur në veri të detit të Zi përgjat lumit Volga. Në shekullin XI të erës sonë, Fisi Kuman hyri në jug të Ukrahines së sotshme, Moldavia, Vallaçia dhe një pjes të Transilvanisë (Rumuni të sotshme) Shumë shpejt vendi Kuman,u zgjërua duke përfshire kështu pjesën veriore të detit të Zi, dhe Detit Kaspik, gjer tek lumenjt Dniepri, Volga, Urali, dhe Irtish. Thëne më mirë, Kumania ishte vendi që përfshinte Kazakhstanin, Ukrainën, Moldovën, dhe Rumaninë esotshme. Ishte kjo Kumania e cila kufizohej me Bugarinë në shekullin e XI t.e.s. Në bazë të ngjyrës së lëkurës së tyre, Kumania ndahej në dy pjesë-, Kumania e Bardhë dhe Kumania e Zezë. Kumania e bardhë ishte Kumania perendimore dhe ajo e Zezë ishte Lindore. Fisi Kuman ishte aq i aftë të bashkohet me fiset të tjera, por kur vinte në pyetje statusi politik, ata e përdornin emrin Kuman, dhe emri i fiseve të tjera në konfiderat u humbej. Historiani persian Rashid al-Dinnë në librin e tij “ Historia e Mongolëve” referon vendin Kumania të jet e sulmuar nga invasioni Mongol në vitin 1236 ose 1237. Por Kumanët si popull janë zhdukur. Kumanët lan pas varre dhe arkifakte të tjera që gjinden në Hungari, Ukrain, Rumuni. Kumanët të zërr rob nga perandoria Byzante dërgoheshin nëpër burgjet famëkeqe të Maqedonisë. Me së shumti dërgoheshin në Tesalonik ose Selaniku i sotshëm. Sa i përket qytetit të Kumanovës së sotshme, këmba e fisit Kuman asnjëher nuk shkeli në të. Kumanova ishte në Dardani e jo në Maqedoni. Perandoria Byzante i dërgonte të burgosurit në rrugët më të shkurtura, por jo permes Kumanovës. Emri Kumanovë me fisin Kuman nuk ka asnjë lidhje, por është një tentim i faslifikimit të historisë nga ana Maqedonas. Në Kumanovë dhe as në rrethinë nuk ka gjurma ose arkifakte që dëshmojnë se i përkasin popullit Kuman. Emri Kumanovë është përdorur para se të paraqiten Kumanët në rekorded Latine dhe Bizante. Në Kumanovë nuk kan jetuar Kumanët. Emri Kumanovë nuk ka lidhje me Kumanët, por ka kuptim Latin. Por një gjë, historia nuk mundet të ndryshohet.

Etimologjia e toponimit Kumanovë ka për bazë një emër mesjetar kalendarik Kuman, ku sipas disa të dhënave, ky emër qyteti rrjedh nga fisi Kuman, që nga fundi i shek. XI (1094), prej viseve të Azisë të kenë ardhur dhe një kohë të kenë qëndruar në territorin e sotëm të Kumanovës. Të dhënat e para për vendbanimin Kumanovë përmenden në vitin 1519 nga shënimet e udhëpërshkruesve që gjenden në arkivat e Turqisë, edhe atë me 52 familje me rreth 300 banorë. Në shënimet dhe dokumentet historike, Kumanova përmendet në shek. XVII nga udhëpërshkruesi (kronisti) i famshëm turk Evlia Çelebija. Sipas tij Kumanova në vitin 1660 shtrihej në territorin e Sanxhakut të Shkupit që ka pasur më se 600 shtëpi, në mesin e të cilëve kishte xhami, teqe, medrese, hane, hamame dhe disa dyqane.

Ballkanologu dhe kronisti frëng Ami Boúe, i cili e vizitoi Kumanovën në gjysmën e parë të shek. XIX, gjegjësisht me 1836, thekson se Kumanova ka pasur 3000 banorë, kurse në të dhënat e konsullit austriak J. G. Han të vitit 1835, pohon se ky vend ka pasur 650 shtëpi. Prej fiseve më të vjetra turke në Kumanovë supozohet të ketë qenë fisi Oxhak, i cili ka pasur më tepër shtëpi dhe anëtarë se fiset tjera, por më vonë mbeti me një shtëpi dhe ajo u shpërngul në Turqi.

Janë paraqitur edhe fise tjera familjare si Kotlelerët, Tatarët, që kanë pasur një lagjeje të veçantë në këtë qytet, por gjatë luftërave austro – turke kanë migruar në Turqi. Prej fiseve shqiptare ishin të pranishëm Gono, Malokët dhe si emër familjar përmendeshin Spahilerë, kurse sot janë të pranishëm fiset: Berishë, Gash, Krasniq, Thaç, Sopë, Shalë etj., ku përkatësia fisnore është harruar dhe nuk përmendet fare te të gjitha shtresat e popullsisë së kësaj treve. Në të kaluarën e largët historike Kumanova ishte një zonë që i takonte krahinës së Dardanisë dhe e banuar nga fisi ilir-Dardanët, tezë që e vërteton edhe Vasileviqi.

Është me rëndësi të përmendim se edhe Çerkezët, të cilët vendlindjen e tyre e kanë pasur në rajonin e Kaukazit, kishin qenë vendosur pranë stacionit hekurudhor të Kumanovës, ku sot gjendet fshati me të njëjtin emër Çerkez.

Deri në vitin 1877-78 në këtë qytet, ka pasur më tepër mysliman, d.m.th. shqiptarë që kishin pranuar fenë myslimane, kurse në mbarim të shek. XIX me ardhjen e kolonistëve serbë, rritet numri i popullsisë sllave.

Prej lagjeve që kishte pasur në të kaluarën Kumanova ishin : Mehmed Begut, Varoshi, Bari Begut, Endeki, Muhaxherët, Veleshka, Tatarëve, Bislimve, nga fshati Bislim tani i zhdukur, kurse sot ekzistojnë lagjet si Orta Bunari, Lagja trimave, Likovës, Bedinjës, Bahçeja, Serava, Zeleni Rid, Sredoreku (lagje e romëve).

Objektet fetare, gjegjësisht xhamitë apo ndonjë objekt tjetër fetar si kishat, manastiret në rajonin e Kumanovës datojnë nga periudha e hershme kohore. Themelet e tyre kryesisht janë nga periudha e sundimit romak, bizantin e osman, ku shumica e objekteve janë rrënuar me kohën. Karakteristikë tjetër e objekteve fetare – xhamive është se ato janë emërtuar sipas toponimeve të fshatrave. Xhamia e vjetër në Kumanovë njihet me emrin ESKI XHAMIA (xhamia vjetër), që gjendet edhe sot, ku Evlia Çelebija në shënimet e tij e përmend këtë xhami. Kjo xhami është e vetmja në këtë qytet, sepse ajo që u ndërtua më vonë se kjo u shkatërrua nga luftërat ballkanike.

Sipas J.H. Vasileviqit, i cili në veprën e cekur më lartë ka theksuar se kjo xhami është ndërtuar në vitin 1751, nga një tatar i quajtur Said Begu, por sipas të dhënave që gjenden në arkivin e kësaj xhamie thuhet se xhamia është ndërtuar me 1532 nga tatar Sinan Pasha.

Një nga xhamitë më të vjetra dhe më e njohura në Kumanovë e rrethinë është ajo e Tabanocit e ndërtuar për herë të parë në vitin 1380. Por fatkeqësisht sot në këtë fshat nuk ka popullatë të konfesionit islam, por ka vetëm popullatë sllave dhe kjo xhami është në shkatërrim. Në Kumanovë ekzistojnë shtatë teqe, katër prej tyre gjenden në lagjen e Sredorekit (lagje e romëve).

Përpjekjet për kultivimin e gjuhës, përhapjen e shkollave dhe arsimimin shqiptar të popullatës së këtij rajoni, kishin filluar qysh gjatë periudhës së lavdishme të Rilindjes sonë kombëtare, veçanërisht në kohën e Lidhjes së Prizrenit.

Në këtë drejtim ishte formuar “Klubi shqiptar i Kumanovës”, i cili u hap në janar të vitit 1909, nën udhëheqjen e atdhetarit, mësuesit Jashar Erebara. Ky klub hartoi abetaren e njohur “ABECEJA SHQIPE“ e Kumanovës, ku mësohej shkrim-leximi.

Sot në Kumanovë kemi katër qendra të shkollimit të mesëm dhe dy qendra të shkollimit fillor, kurse çdo fshat ka shkollën fillore tetë vjeçare. Toponimia e rajonit të Kumanovës është me burim leksikor të shqipes, por për shkak të lidhjeve të shumta që ka pasur popullsia shqiptare në të kaluarën, por edhe në kohën e sotme me popullatën sllave dhe jetesa nën sundimin shekullor turk, ka ndikuar që në të folmen e këtij rajoni në përgjithësi dhe në leksikun toponimik në veçanti të depërtojnë fjalë të këtyre gjuhëve.

Një pjesë e toponimeve janë me origjinë nga gjuhët sllave jugore si të maqedonishtes, të serbishtes dhe të gjuhës turke.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 19, 2019 12:37 am ne Opinione. ne link https://lajme.mk/?p=148458
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit