Hoti i vendosur: LDK-ja nuk e voton asnjë president, jemi parti opozitare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Hoti në një deklarim për medie tha se u takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e presidentit.

“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pak më parë ndërkaq ka thënë se gjatë vikendit do të marrin vendim nëse do të qëndrojnë në sallë të Kuvendit në momentin kur Vjosa Osmani votohet për presidente

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey