Hoti: Serbia në vazhdimësi ka pasur qasje destruktive ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i ka quajtur destruktive deklarimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në lidhje me Kosovën.

Hoti ka shkruar se kjo qasje e Vuçiqit ka qenë në vazhdimësi, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë nën garancën e faktorit ndërkombëtar.

“Me gjithë provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtarë”, ka shkruar në Facebook.

Presidenti Vuçiq ka publikuar ditë më parë një fotografi të hartës së Kosovës, e “mbuluar” me flamurin serb.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey