Hoxha: Deputetët e Lëvizjes BESA “shtylla kryesore” e Qeverisë në Maqedoni

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në Maqedoninë e Veriut, Arjanit Hoxha, njëherit edhe sekretar gjeneral i Lëvizjes BESA, ka folur edhe për rëndësinë e partisë së tij në qeveri.

“Është e vërtetë se katër deputete e Lëvizjes Besa brenda Kuvendit janë vendimtaret për të mbajtur Qeverisjen dhe vazhdimin e saj.

Kur e kemi krijuar Qeverinë kemi vendosur edhe pikat tona. Siç janë zhvillimi ekonomik, zhvillimi i barabar i regjioneve.

Është jo e rastësishme pse ne si parti udhëheqim dikasteret e rëndësishme dhe për here të parë në këto institucione udhëhiqen nga shqiptaret.

Kjo dëshmon se më të vërtet ka një strukturë politike në vend që duke i hequr paragjykimet etnike mund të punoj më ndershmëri”, thotë Hoxha.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey