Hoxha është në të drejtën e tij. Hiç s’keni çka i bini në qafë

Adriatil Kelmendi

Hoxha është në të drejtën e tij. Hiç s’keni çka i bini në qafë.
Ai thotë se është njeri i përkushtuar ndaj fesë së vet dhe i përmbahet librit të shenjtë të fesë përkatëse.

Çështjen e komplikojnë ata që nuk e dinë fare se ku qëndrojnë. Thonë jemi fetarë, por i përdorin librat e shenjtë si meny restorani, marrin çka iu pëlqen dhe refuzojnë të tjerat.

Të jesh part time fetar dhe part time ateist ose agnostik, ky është thelbi i keqkuptimeve.

Feja ka rregulla të shkruara në librat e saj (që mbahen) të shenjtë. S’do të duhej t’i kërkonim llogari klerikëve kur thirren në librat e tyre të shenjtë, mbase duhet t’i kërkojmë llogari vetvetes që herë thirremi në Kuran, herë në Kushtetutë – e besa – herë në Kanun.
Siç na konvenon, varësisht situatës!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey