Hoxha: Hapet rrruga për sanimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi në komunat Haraçinë, Hasanbeg, Mogilë…

Pas një kohe të gjatë me seancat online, nga sot u rikthyen seancat qeveritare me prezencë fizike.
“Përveç vendimit për lehtësim të masave për mbrojtje nga pandemia COVID-19, në seancën e sotme sollëm edhe këto vendime:
Ndryshimin e programit për zhvillim rural që ka të bëj me akordim të buxhetit për mbulim të disa projekteve kapitale infrastrukturore për zhvillim rural si dhe përgatitjen e thirrjes së rradhës për mbështetje të projekteve infrastrukturore ku aplikojnë Komunat rurale”, ka shkruar Hoxha në FB.

Hoxha gjithashtu jep lajmin e mirë se përfundimisht po zgjidhet çështja e dëmeve bujqësore nga viti 2016 për vendbanimet Hasanbeg, Haraçinë, Mogillë, Strumicë etj.
“Qeveria i propozon Kuvendit ndryshim dhe plotësim të ligjit për mbrojtje dhe shpëtim ku është paraparë dispozitë kalimtare me çka do lejohet procesimi i lëndëve të mbetura nga dëmet e shkaktuara në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore.
Me këtë ligj përfundimisht hapet mundësia për zgjidhjen e ngërçit administrativ për dëmet e shkaktuara në bujqësi në komunat Haraçinë, Hasanbeg, Mogilë, rrethin e Strumicës si dhe në disa vendbanime tjera”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey