Hoxha i reagon Grubit, e quan “pioneri i shemës”

Zëvenëdëskryeministri i parë, Artan Grubi në ClickPlus në TV21, tha se programin e BDI-së në Ministrinë e Bujqësisë nuk kanë arritur që ta zbatojnë. Grubi përmendi disa projekte.

“Në Ministrinë e Bujqësisë nuk arritëm t’i zbatojmë përcaktimet tona programore për arsye se nuk ecnin përpara projektet të cilat i kishim paraparë. Siç është Raven Reçicë uji, apo penda në Likovë, në Dibër, në Zajaz…. Kishim 6 apo 7 projekte kyçe për programin tonë të cilat nuk po gjenin realizim brenda një viti në Ministrinë e Bujqësisë”, tha Grubi në ClickPlus në TV21.

Pas kësaj ka reaguar ish ministri i Bujqësisë, Arijanit Hoxha.

“Paska fol përsëri “pioneri shemës”. Në vend të jep llogari se asgjë nga premtimet nuk ka realizuar ai merret me punët e Lëvizjes BESA. Në vend të merret me dështimet e njëpasnjëshme atij i pëlqen të shohë se si pihet “duhoni”. Sesa i mjerrë dhe i humbur është si “i pari” pas të parit flet fakti se përveç hip-hopit dhe jeshillëkut nuk mbahet mend për asgje tjetër.

Për punën time si ministër flet fakti se deri në momentin e dorëheqjes kam realizuar mbi 90% të buxhetit të ministrisë edhe përkundër gjithë bllokadave që ai dhe soji i tij janë munduar t’i bëjnë. Po tek e fundit për fat të mirë, aspak nuk është relevante se çka mendon personi në fjalë.

Tash e shof se pse kaq me merak e ka pas Ministrinë e Bujqësisë, mesiguri epiteti që i kanë ngjitur bashkëpartiakët e lidh ngushtë me sektorin e bujqësisë. Kështu që për shkurt kohë mund të kullosë!”, është shprehur Hoxha.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey