Hoxha: Serialet në BDI diçka e njohur, defokusim, “shuhet” – “ndizet” zjarri

Zëvendëskryetari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka komentuar zhvillimet në BDI duke i konsideruar si manipulim dhe defokusim me opinionin.

“Si asnjëherë më parë debati i brendshëm i një subjekti politik po shndrrohet në tipin e atyre serialeve shumë vjeçare që të njejtën storje e rrotullon për 10 vite.
A “ndizet zjarri” ose “shuhet zjarri”, ky debat nuk është interes i qytetarëve të vendit, sepse në fund të ditës xhepi i qytetarëve po zbrazet, ekonomia po shkatërrohet.

Kriza energjetike do rëndoj edhe më shumë buxhetin familjar të qytetarëve dhe do detyroj shumë biznese të mbyllin veprimtarinë e tyre dhe shumë puntorë të mbeten në rrugë dhe pa shpresë.
Prandaj, në vend defokusimit të opinionit, sa më shpejt vendi duhet të shkon në zgjedhje të parakohshme, skena politike të pastrohet sepse çdo ditë po banalizohet.

P.S. Uroj që pas gjithë këtyre ngjarjeve politike mos del ndonjë “opozitar” qoftë individ apo grupacion politik që do shpëton prap BDI-në nga rënia e sigurtë”, ka nënvizu..

Zëvendëskryetari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka komentuar zhvillimet në BDI duke i konsideruar si manipulim dhe defokusim me opinionin.

“Si asnjëherë më parë debati i brendshëm i një subjekti politik po shndrrohet në tipin e atyre serialeve shumë vjeçare që të njejtën storje e rrotullon për 10 vite.
A “ndizet zjarri” ose “shuhet zjarri”, ky debat nuk është interes i qytetarëve të vendit, sepse në fund të ditës xhepi i qytetarëve po zbrazet, ekonomia po shkatërrohet.

Kriza energjetike do rëndoj edhe më shumë buxhetin familjar të qytetarëve dhe do detyroj shumë biznese të mbyllin veprimtarinë e tyre dhe shumë puntorë të mbeten në rrugë dhe pa shpresë.
Prandaj, në vend defokusimit të opinionit, sa më shpejt vendi duhet të shkon në zgjedhje të parakohshme, skena politike të pastrohet sepse çdo ditë po banalizohet.

P.S. Uroj që pas gjithë këtyre ngjarjeve politike mos del ndonjë “opozitar” qoftë individ apo grupacion politik që do shpëton prap BDI-në nga rënia e sigurtë”, ka nënvizuar Arjanit Hoxha.(INA)

Loading...