Hoxha: S’mund t’u shpjegoj fëmijëve të mi se çfarë krenarie promovohet në paradën e sotme

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha në fajsbukun e tij privatë ka komentuar paradën e sotme të krenarisë.

“Mënyra e jetës është shumë individuale dhe gjithëkush ka të drejtë të jetoj si dëshiron. Kjo është demokracia. Por, vlerat e familjes janë mbi gjithçka. Ato janë bazë për ndërtimin e një të ardhme të shëndoshë.
Si prind, nuk kam argumente që tre fëmijëvë të mij t’ju gjej arsye për të shpjeguar se çfarë krenarie promovohet në paradat që paralajmërohen.
E respektoj dhe çmoj lirinë po aq sa respektoj edhe mendimet ndryshe për tema të caktuara, mirëpo për mua si person publik dhe përfaqësues politik i Lëvizjes BESA në Qeveri, institucioni familje dhe vlera morale dhe tradicionale për atë se çka paraqet familja është diçka e shenjtë!”, është shprehur Hoxha.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey