Hoxha: Të veprojmë në përputhje me kërkesat dhe pritshmëritë e fermerëve

Ministri i MBPEU-së, Arjanit Hoxha gjatë ditës së sotme ka qëndruar në fshatin Viniçani të Velesit, nga ku ka takuar fermerë të kësaj zone duke dëgjuar sfidat dhe hallet e tyre si dhe mundësit e ndihmesës së nga ana e ministrisë.

Ministri Hoxha paralajmëroi se me takimet e këtilla do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim në fshatra tjerë me fermerë të ndryshëm, përcjell INA.

Ja edhe postimi i plotë:

“Nga sot fillova aktivitetet në terren me takime të drejtpërdrejta me fermerë. Dëshiroj të dëgjoj nga ata personalisht mendimet dhe idetë e tyre në lidhje me ligjin e ri për shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit. A dëshirojnë ta blejnë tokën apo të vazhdojnë të paguajnë qira? Në fshatin Viniçani – Veles, vizitova familjen Spasovski. Marina dhe burri i saj Bone Spasovski, së bashku me tre fëmijët e tyre kultivojnë 3 hektarë vreshta, 7 hektarë pemë nga të cilat kryesisht kajsi, kumbulla dhe pjeshkë, 1.5 hektarë drithëra dhe 10 serra me kulturë të hershme perimesh – speca. Gjatë bisedës konstatova se ata janë përfitues të shumë masave të MBPEU-së. Ata duan të blejnë tokën që po e punojnë tani. Ata kanë plane të mëdha për të zgjeruar prodhimin, dhe ju dëshiroj suksese më të mëdha në të ardhmen.

Në ditët në vijim, do të realizoj takime të tjera me fermerë nga i gjithë vendi. Nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejt kam për qëllim të dëgjojë prej tyre të gjitha kritikat, dua që të më njoftojnë se me çfarë nuk janë të kënaqur, kurse ne si institucion të veprojmë në përputhje me kërkesat dhe pritshmërit e tyre”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey