Hoxha: Uniformat e policisë pyjore në shqip në çdo komunë ku shqiptarët janë mbi 20 %

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha bëri të ditur se uniformat e reja të policisë pyjore do të jenë në dy gjuhë në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind. Ai këtë e ka qartësuar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas debateve se uniformat e reja pas 15 viteve, a do të jenë dygjuhëshe apo vetëm maqedonisht.

Ja postimi i ministrit Hoxha:

Sot kemi shpalosur uniformat e Policisë Pyjore si model. Për shkak të pyetjeve të shumta që kanë arritur në adresën tonë rreth përdorimit të gjuhës shqipe njoftojmë opinionin se mbishkrimet në uniformat në fjalë do të jenë konform Ligjit, dhe se të njëjtat në komunat me popullsi shqiptare mbi 20 përqind do të jenë në dy gjuhë, përkatësisht gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe.

Ju sigurojmë se në këtë drejtim janë ruajtuar të gjitha dispozitat ligjore dhe do bëhet implementimi i plotë i ligjit për përdorimin e gjuhëve”, ka shkruar ministri Arjanit Hoxha.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey