Hoxha viziton Dibrën: Do të rikonstruojmë stacionin e pompave për ujitjen e tokave

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha ka qëndruar në komunën e Dibrës. Lidhur me këtë vizitë ai ka informuar për agjendën e tij.

“Sot, vizitova qytetin e Dibrës, një qytet me shumë pasuri natyrore dhe potencial për zhvillim të bujqësisë. Me banorët e Dibrës, vizituam Stacionin e Pompave për Vaditje, që është ndërtuar në vitet e 70-ta. Për momentin, është jashtë funksionit, sepse gjatë qeverisjeve të kaluara ajo u shkatërrua tërësisht. Ky Stacion ka shërbyer për ujitjen e mijëra hektarëve tokë bujqësore në Dibër. Ne si MBPEU përsëri do ta rikthejmë në funksion të banorëve. Për rikonstruimin e këtij Stacioni janë paraparë mjetet rreth 1.1 milion euro.

Jemi të obliguar të krijojmë kushte sa më të mira për bujqësinë në vendin tonë.”, ka shkruar ministri Hoxha.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey