Hoxhaj i PDK-së i shkruan letër Kurtit: Për çfarë “çështje madhore” e ke fjalën

Enver Hoxhaj i shkruan letër Kurtit: Për çfarë “çështje madhore” e ke fjalën.

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka publikuar letrën që i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me ftesën e këtij të fundit për takim, raporton Gazeta Express.

Hoxhaj në letër ka kërkuar nga Kurti që të jetë konkret se për çfarë çështje madhore e ka fjalën.

“Këto janë përgjegjësi të qeverisë dhe nuk janë tema të cilat duhet t’i diskutoni në takime të mbyllura me liderët e partive opozitare. Ndërsa nëse përmes formulimit “çështje madhore” i jeni referuar ndonjë teme tjetër të rëndësishme, atëherë unë ju ftoj që të jeni më konkret dhe më transparent, në mënyrë që edhe qytetarët e vendit të jenë të mirë informuar. Ju duhet t’i emërtoni saktë temat me emrat e tyre”, thuhet në letrën e Hoxhajt për Kurtin.

Hoxhaj është lideri i vetëm i subjekteve opozitare që ka refuzuar takimin me Kurti, teksa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Kurti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey