Hoxhaj takoi Grubin: Regjistrohuni, të dëshmojmë se shqiptarët në Ballkan janë si gjermanët në Evropë!

Ushtruesi i detyrës i PDK-së, Enver Hoxhaj, pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi në një pres-konferencë të përbashkët i bëri thirrje diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen në këtë proces pasi që është shumë i rëndësishëm.

Hoxhaj mes tjerash në apelin e tij theksoi se me këtë regjistrim shqiptarët do të dëshmojnë se në Ballkan janë si gjermanët në Evropë.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë̈ së Veriut, Artan Grubi, tha se me Hoxhaj kanë pasur shumë procese në të kaluarën dhe do të vazhdojmë në të ardhmen. Sipas tij deri më tani janë regjistruar 72 mijë qytetarë.

“Në Maqedoni ka filluar regjistrimi rreth popullsisë dhe e ftova Hoxhaj që të del në ndihmë. Dhe t’i ndihmojnë bashkëqytetarëve tanë qe të regjistrohen në diasporë. Mbajta e mbledhjes e përbashkët e dy qeverive tona, dhe mezi po presim formimin e qeverisë së re dhe të vazhdojmë takimet mes dy qeverive. Deri më tani 72 mijë qytetarë janë të regjistruar dhe po presim deri në 300 mijë, dhe kemi kohë deri në prill”, tha ai.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey