Hoxhë Drilon Gashi emërohet këshilltar i Kryeparlamentarit Konjufca

Imami nga Peja Drilon Gashi është emëruar këshilltar në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Reporteri ka provuar të marrë konfirmim nga Kuvendi i Kosovës për angazhimin e Gashit në zyrën e Kryeparlamentarit, por nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

As hoxha Drilon Gashi nuk ka qenë i gatshëm të flasë për këtë çështje, i kontaktuar nga Reporteri.

Derisa, të dhënat e tij ende nuk janë bërë publike tek seksioni i këshilltareve të Kryekuvendarit në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, siç merr vesh Gazetai angazhimi i teologut nga Peja, si këshilltar, në kabinetin e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka nisur nga kjo javë.

Ndryshe, Drilon Gashi, është një nga imamët më të njohur në vend, dhe gjithashtu vlerësohet si teolog dhe ligjërues i moderuar i islamit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey