Hulumtim i CEA: Gostivari, komuna më transparente

Komuna e Gostivarit ka rezultuar si komuna më transparente në Maqedoninë e Veriut, në një hulumtim të Qendrës për Analiza Ekonomike (cea.org.mk).

Sipas këtij hulumtimi, Komuna e Gostivarit në qeverisjen e Arben Taravarit ka marrë 12 pikë, duke ua kaluar tre komunave bashkë të drejtuara nga funksionarë të BDI-së. Komuna e Çairit është vlerësuar me gjysmën e pikëve të Gostivarit, apo vetëm 6 pikë, ajo e Strugës me 4 pikë, ndërsa Tetova dhe Saraji janë në nivelin më të ulët të transparencës me nga 2 pikë.

Ky hulumtim është i dyti me rradhë që nxjerr Komunën e Gostivarit të parën në efikasitetin e qeverisjes. Paraprakisht në një hulumtim tjetër, qytetarët ishin ata që i dhanë Gostivarit notën më të lartë për mënyrën e qeverisjes nga të gjitha komunat shqiptare, ndërsa rradhitej e dyta në nivel kombëtar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey