Hulus Asipi, ish ushtar i UÇK, bartës i listës të Lëvizjes BESA -Kumanovë

Lëvizja Besa ka prezantuar kandidatët për kryetar në komuna, si dhe për bartës liste, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Në Kumananovë, Lëvizja Besa, do të garoj me bartës liste për këshillin komunal, me Ish ushtarin e UÇK-së, Hulusi Asipi.

Dr. Hulusi Asipi është edhe anëtar i kryesise qendrore të Lëvizjes Besa, përndryshe rrjedh nga familje patriotike që ka kontribuar për Kumanovën dhe shqiptarët. Baba i Hulusit Asip, ka qenë zv.ministër i arsimit në kohën e qeverisë së zgjeruar të viti,2001-2002.

Ky është postimi i tij në rrjetin social facebook:

Të dashur miq!
Disa ditë më parë dega e LB Kumanovë vendosi që unë të jem bartës i listës së kandidatëve për këshilltarë në Komunën e Kumanovës. Me dëshirën që të jemi pjesë e ndryshimeve pozitive në shoqërinë tonë dhe në angazhimin kundër padrejtësive që iu është bë Arsimit shqip dhe shumë sferave tjera, kërkoj mbështetje nga ju.
Me respekt i juaji Hulus Asipi.
#mekakrejt

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey