Humbi Fatmir Limani, ja çka shkruan?

Frontit të filluar në v. 1998, i’u përbashkua edhe Ali Ahmeti, që të “fiket” rezistenca, për të drejta, pavarsi dhe liri!

Të nderuar të pranishëm, zonja e zotërinj, Të dashur vëllezër mërgimtarë,
Të respektuara mjete të informimit

Fillimisht dëshiroj të shpreh një falenderim të veçantë për të gjithë ju, aktivistët e shtabit, votues të të gjithë etniteteve, shqiptar, maqedon, turq, rom, egjiptian, e në veçanti ju të dashur mërgimtarë!
Puna dhe aktiviteti juaj disa mujor, rezultoi me daljen tuaj masovike në votime me çrast të gjithë ju, pa frikë, por me guxim dhe vullnet të madh, dëshmuat dhe votuat ndryshimin, i dhatë rrugë pavarësimit të Kërçovës, duke ju bërë ballë dhe mos u frikësuar nga presionet e ndryshme që ju bëheshin.
Sinqerisht më vjen keq që akoma presionet e pushtetit i kemi evidente dhe akoma nuk janë pjekur kushtet që gjithsecili nga qytetarët të votojë lirshëm sipas dëshirës dhe bindjes së tij.
Më vjen keq që u vra ëndërra e rinisë dhe qytetarëve që dëshironin ndryshimin, u thyen dhe u zgjënjyen mërgimtarët!
Përulje dhe falenderime të shumta për ju vëllezër mërgimtarë që sakrifikuat dhe morët rrugën e largët dhe erdhët për të bërë ndryshimin, me bindje se ne nuk do të ndalemi këtu. Unë ju premtoj se së bashku me këshilltarët e zgjedhur në këshillin komunal dhe përkrahësit e mi, do të vazhdoj të jemë zëri juaj, do të vazhdoj të jemë rezistenca juaj ndaj pushtetit aktual i cili promovon diskriminim në vend të bashkimit, përçarje në vend të solidaritetit, privilegje dhe favore vetëm për disa në vend të barazisë, korrupsion në vend të zhvillimit, nxitje të migrimit dhe boshatisje të Kërçovës, në vend të punësimit dhe zhvillimit ekonomik!

Të nderuar,
Vota e sotme i dha rrugë dhe mundësi që ne në Këshillin komunal të përfaqësohemi nga këshilltarët tanë. Ju premtoj se ne i mbetemi konsekuent Programit tonë dhe premtimeve të dhëna se do të jemi në anën e të vërtetës, të drejtës, të mirës e të dobishmes dhe do të jemi zëri juaj i fuqishëm në këshillin komunal.
Prandaj mos u zhgënjeni se nuk jemi humbës, përkundrazi jemi fitues në luftën dhe garën e padrejtë kundër dorës së fortë dhe kërcnuese të pushtetit, ngadalë e vrasim frigën e qytetarëve dhe rrisim besimin se edhe ky pushtet siç ranë edhe Perandori të mëdha një ditë do ta përjetojë fundin e tij.
Për fat të keq , edhe kësaj radhe u dëshmua se këtu ska opozitë të mirëfilltë, ne ishëm opozita e vetme në këtë garë zgjedhore! E pushtetari dhe pushteti nuk luftohet pa parti që dijnë ta luajnë pa hile dhe me sinqeritet opozitarizmin!

Në poezinë e tij Kam shumë shpresë, poeti ynë i madh i Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri ndër të tjera thotë:
Pa vjen një ditë
Që të na sjellë
Të madhe dritë
P’ajo të pjellë:
Qytetërinë,
Fatbardhësinë.

Andaj të nderuar motra e vëllezër, zonja dhe zotërinj, e dashur mërgatë, mos u dëshpëroni, kthim pas nuk ka, ne do të vazhdojmë të hapërojmë së bashku, të gjithë bashkë, të lëvizim bashkë, për fitoren e Kërçovës, për fitoren e rinisë.
Qofshi të shëndetshëm ju dhe familjet tuaja!

Ju falemnderit të gjithëve!

*Ps: Bazuar në rezultatet reale nga tereni del që BDI, LSDM dhe një pjesë e madhe e Udhëheqësve të Opozitës (përjashto elektoratin me shpirtë të pastërt), përkrahën t’u prijë krijesa që:
– Keqpërdori dhe përvetësoi fondet publike,
– Shkatërroi dhe helmoi nxënësit nëpër shkolla me lëndë narkotike,
– U’a bleu votën me para të vjedhura nga buxheti popullorë.
– Dëboi dhe zbrazi shtëpitë dhe vendin nga të rinjtë e të rejat me qëllime përparimtare…

18 Tetor, 2021
Kërçovë

Fatmir Beqir Limani

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey