Humbi vëllain dhe babën, tetovari thotë se është kërcënuar me jetë dhe paguante nga 1.000 denarë në ditë për kujdesin ndaj tyre (FOTO)

Ibin Emshiu është një nga familjarët që humbi vëllain 28 vjeçar dhe babain në spitalin modular në Tetovë që natën e 8 shtatorit u përfshi nga flakët dhe ku e humbën jetën 14 veta.

Ai në një dëshmi për Dojçe Vele thotë se do të flas të vërtetën që ka përjetuar në këtë spital modular, duke u përkujdesur për vëllain që e kishte me paralizë cerebrale si dhe babain në moshë. Ai thotë se kishte paguar nga 1.000 denarë në ditë për kujdes ndaj vëllait dhe babait, pasi që fillimisht nga spitali i kishin thënë se nuk kishin staf që të përkujdeset.
“Unë do ta them të vërtetën, edhe pse më kanë kërcënuar se do të më vrasin. Jam i vendosur”, thotë Emshiu, i cili shprehë revoltë ndaj të punësuarëve në spitalin kovid që u përfshi nga flakët, por siç thotë edhe nga politikanët që duan të fshehin të vërtetën.
“Jam detyruar që të paguan nga 1 mijë denarë për teknikët mjekësor për tu kujdesur për vëllain tim të palëvizshëm 28 vjeçar, që vuante nga paraliza. Gjashtë ditë kam qëndruar aty, kam kërkuar kujdes për vëllain, por nga spitali më thane se nuk kanë njeri të lirë për tu kujdesur. Unë kisha problemet e mija shëndetësore, por isha në gjendje që ti paguaja për tu kujdesur për të, dhe këtë e pranuan. Pagova për ta ndihmuar dy herë në ditë”, rrëfen për DW, Emshiu. Ja storja e plotë KËTU.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey