Huqja e madhe Gërvalla, vendos flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s

Përsëri ia huq Gërvalla, vendos flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, përsëri ka gabuar në një postim të saj në rrjetin social Twitter.

Pas gabimeve të shumta gjuhësore që kishte bërë para një muaji, ku pas një postimi në gjuhën angleze me shumë gabime MPJ ishte detyruar të fshijë postimin dhe të e rishkruajë qëndrimin e Kosovës lidhur me ndaljen e një avioni në Bjellorusi, tani Gërvalla ka bërë një skandal tjetër.

Ajo ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s teksa ka tentuar të përshkruajë takimin me Sekretarin Gjeneral të Organizatës Euro-Atlantike.

“Takim shumë i përzemërt me Sekretarin të Përgjithshëm (Flamuri i Kombeve të Bashkuara) Stoltenberg në lidhje me vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Mirë të shoh një angazhim të palëkundur të (Flamurit të Kombeve të Bashkuara) për sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do ta harrojë kurrë se (Flamuri i Kombeve të Bashkuara) shpëtoi vendin dhe popullin tonë në momentin më ekzistencial! D.G.”, shkroi ajo.

Vlen të përmendet se OKB dhe NATO janë organizata shumë të ndryshme dhe kanë edhe qëndrime të ndryshme për shtetin e Kosovës.

Po ashtu , para një muaji, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë shumë kritika për postimin e fundit në rrjetin social Twitter. Postimi në gjuhën angleze që është bërë nga MPJ ka qenë amatoresk dhe me gabime.

“Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq, me 30 tanke të tjera, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojtur aleatët”, thuhej në postimin anglisht të MPJ-së.

“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit…”, është thënë ndër të tjera në postim.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey