“Hvala Srbijo”, baner për donacionin e vaksinave në autostradën Tabanoc-Kumanovë

Një baner me përmasa gjigande me porosinë “Faleminderit Serbi” (Hvala Srbijo” është vendosur në autostradën Tabanoc-Kumanovë që lidh Maqedoninë me Serbinë, në shenjë falënderimi për shtetin serb për donacionin e vaksinave anti kovid, përcjell Alsat.

Me mbishkrimin е vendosur nga Qendra informative dhe kulturore serbe “Spona” kjo i paraprinë edhe lirimit nga pagesat rrugore për shtetasit serb që kalojnë në korridorin 10 të territorit maqedonas gjatë periudhës 15 qershor – 15 gusht.

Banere të ngjajshme janë vendosur edhe nëpër komunat e afërta kufitare si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Serbi.

Serbia i dhuroi Maqedonisë së Veriut rreth 8 mijë vaksina, por që u konsideruan si një gjest i madh dhe u përcollën me një fushatë aktive qeveritare nën kujdesin e kryeministrit Zoran Zaev, i cili i shprehu mirënjohje të veçantë shtetit serb. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey