Hykmete Bajrami: Kushdo që ka prekur votat, e ka vendin në burg
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas raportimeve të shumta për parregullsi në procesin e numërimit të votave në Mitrovicë, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse. Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami ka theksuar se çdo ndërhyrje në vullnetin e qytetarëve është krim që duhet të


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas raportimeve të shumta për parregullsi në procesin e numërimit të votave në Mitrovicë, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.
Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami ka theksuar se çdo ndërhyrje në vullnetin e qytetarëve është krim që duhet të ndëshkohet.
“Kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg,” ka deklaruar ajo.
Deputetja e LDK-së u ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve të tjera ligj zbatuese që të veprojnë menjëherë dhe të sqarojnë plotësisht çfarë ka ndodhur në Mitrovicë.
“Nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur ‘teknik’ në fletëvotime,” ka theksuar Bajrami.
Ajo ka shtuar se procesi zgjedhor është dëmtuar dhe se qytetarët meritojnë transparencë dhe përgjegjësi:
“Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi.”
