Hyn me kallash në lokal, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 33-vjeçar, pasi në lagjen nr. 13, ai teksa mbante të fshehur poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov, po futej në ambientet e një restoranti.

Policia ka mundur të arrestojë L. B., 33 vjeç, banues në Kavajë, pas informacioneve të marra ndërsa rezulton se 33-vjeçari ishte me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.

Ndërkohë si provë materiale përveç kallashnikovit policia ka sekuestruar edhe 2 karikatorë me municione. Ai do të përballet me akuzën për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey