Hyri në fuqi vendimi për pasaportat e skaduara, për kë do të vlejë?

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në paraqitjen e tij para mediave për Forumin e Prespës për Dialog ka folur edhe për vendimin për vazhdimin e afatit të pasaportave të skaduara, që hynë në fuqi sot.

Osmani tha se kanë dërguar informacion deri te të gjitha shtetet, se pasaportat e skaduara do t’u zgjatet afati deri më 30 dhjetor, por nga atje nuk kanë marrë përgjigje.

“Për shkak të pandemisë shumë qytetarë nuk kanë pasur mundësi të vijnë në Shkup dhe ti ripërtërijnë pasaportat e tyre. Në disa shtete, as ekipet tona që e bëjnë këtë, për shembull në Republikën e Kinës nuk kemi mundur të dërgojmë ekip, për shkak se kishte 30 ditë karantinë dhe ishte e pamundur që atë ta realizojmë. Kishte dhjetëra qytetarë të cilët kishin pasaportë të skaduar. Për këtë erdhëm deri te ideja që edhe përskaj se ajo nuk garantonte. Këtë e kemi bërë edhe gjatë pandemisë gjatë vitit të kaluar, nëpërmjet dekretit të Qeverisë, ku me Ligj i vazhduam afatet e pasaportave të skaduara. Tani e kemi bërë nëpërmjet Kuvendit që të vazhdojmë atë afat. I informuam të gjitha shtetet, se sipas Ligjeve tona, pasaportat që kanë skaduar më 31 korrik, janë valide deri më 31 dhjetor. Megjithatë, është çështje shtetesh se nëse ai argument, ajo deklaratë e jona do ta pranojnë ose jo. Kemi përvoja të ndryshme. Marrim informacione nga disa shtete, se sërish kërkojnë që afati të qëndrojë në pasaportë. Megjithatë, përpiqemi që derisa nuk krijohen kushtet, ja masat po zbuten, hiqen karantinat dhe ne do të fillojmë me ekipet tona që t’u dalim në ndihmë sërish qytetarëve. Kjo ishte një përpjekje që të lehtësojmë aty ku mundemi, por kjo nuk do të thotë se do t’i zgjidhë të gjitha problemet”, tha Osmani, transmeton TV21.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey