Hysaj e Gjasula kërkojnë fitore ndaj Andorrës

Dy futbollistët e Shqipërisë, Elseid Hysaj dhe Klaus Gjasula në konferencën e mbajtur për shtyp të martën, kanë insistuar se synojnë fitore ndaj Andorrës për ta nisur me fitore ciklin eliminator për Botërorin “Katari 2022”.

Shqipëria, të enjten luan në udhëtim kundër Andorrës në kuadër të Grupit I dhe Hysaj beson në start të furishëm.
“Me rëndësi është që ta fillojmë me këmbën e mbarë sepse siç e dimë, ndeshjet e para janë më të rëndësishme sesa ndeshjet më vonë. Është më mirë kur e njeh një kundërshtar si Andorra. E dimë të gjithë se futbolli mund të ketë të papritura dhe duhet të jemi të përqendruar që ta bëjmë ndeshjen e lehtë”. Ndërkohë, optimist për ndeshjen me Andorrën është shprehur edhe Gjasula. “Besoj që ne me paraqitjet e fundit kemi treguar që i kemi të gjitha mundesitë për të fituar këtë ndeshje dhe të hymë më këmbë të mbarë në kualifikim. Do fillojmë me Andorra-n që është ndeshja e parë dhe personalisht nuk dua të flas as për Anglinë dhe as për San Marinon pasi kemi një detyrë: të fitojmë ndeshjen e parë. Është një kundërshtar i fortë që na ka marrë një pikë në Shqipëri dhe tani na takon neve të marrim këtu tre pikë”, është shprehur Gjasula.

Pas ndeshjes me Andorrën, deri në fund të këtij muaji, Shqipëria do të luajë edhe me Anglinë e San Marinon.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey