Hysaj gjithmonë e më pranë Milanit

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit kur i skadon edhe kontrata, teksa gjasat janë të mëdha që mbrojtësi shqiptar të transferohet te Milani, teksa ka pëlqimin edhe të drejtuesve kuqezi.
Të dy palët kanë dakordësinë paraprake, teksa realizimi i Hysajt drejt Milanit, pritet të realizohet me parametra 0, ky fakt duket se ka joshur më së shumti drejtuesit e kuqezi.
Ndërkohë së fundmi, “calciomercato.com”, mes zërave të merkatos, shkruan se futbollisti i Kombëtares shqiptari i është propozuar edhe Interit, Por drejtuesit e klubit zikaltër nuk kanë qenë fort të interesuar për transferimin e Hysajt, teksa dyshja Marotta-Ausilio kanë vendosur të tjera prioritete për krahun e mbrojtjes sa i përket sezonit të ardhshëm, gjithmonë referuar medias italiane.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey