I ati u arrestua në bashkëpunim me amerikanët/ Rama merr vendimin për zv/ministren e Arsimit

Kim: Të ecim pa pengesa me reformën në drejtësi

Kim: Të ecim pa pengesa me reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka firmosur lirimin nga detyra të zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu pasi babai i saj u arrestua nga Policia e Shtetit dhe partnerët amerikanë.

Lirimi i saj nga detyra është bërë më datë 20 maj dhe është botuar në fletoren zyrtare, dy ditë më pas.

Dyshohet se shkak për dorëheqjen është bërë përfshirja e babait të zv/ministres Haxhiu, Eduart Haxhiu, në grupin e strukturuar kriminal, që u shkatërrua para pak ditësh dhe që merrej me falsifikimin e vizave.

Pikërisht 52-vjeçari, Eduart Haxhiu, ka qenë një nga të arrestuarit, dhe pjesë e grupit që kalonte klandestinë me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë. Policia arrestoi 15 persona gjatë operacionit të koduar “Crystal Eagle”.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey