I bëri grusht shteti të atit, sheikët në lot për vdekjen e sulltanit (FOTOT)

Sulltani i Omanit, Qaboos bin Said Al Said ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare nga kanceri.

DailyMail ka publikuar foto nga ceremonia që u mbajt në Oman, ku shihet pikëllimi i sheikëve

Ai ishte sundimtari me kohëzgjatjen më të madhe në botën arabe, duke sunduar plot 50 vjet.

“Me pikëllim të madh dhe trishtim të thellë… gjykata mbretërore vajton madhështinë e tij Sulltan Qaboos bin Said, i cili vdiq të premten”, thuhet në një deklaratë të gjykatës.

Sulltani e rrëzoi babanë e tij në një grusht shteti pa gjak me mbështetjen britanike në vitin 1970. Ai i dha zhvillim Omanit duke përdorur naftët që ky vend kishte me shumicë.

Sipas Statutit Themelor të sulltanatit, Këshilli Mbretëror i Familjes i cili përbëhet nga rreth 50 anëtarë meshkuj duhet të zgjedhë një sulltan të ri brenda tre ditësh nga ngaqë sulltani nuk ka trashëgimtar.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey