I burgosuri tenton vetëvrasjen, nuk e lejuan të shkonte në varrimin e motrës

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit,ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku ishte duke vuajtur dënimin. Shpëtim Kovaçi, ka tentuar të presë damarët e qafës me briskun e rrojes.

Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut, të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nē sallën e operacionit. Mjekët e Repartit të Urgjencës kanë deklaruar se, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Pas mjekimit tē marrë, ai është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. Shpëtim Kovaçi, mësohet se ka tentuar vetëvrasjes pasi nuk ju dha leja për të marrë pjesë në funeralin e të motrën. 32-vjeçari Shpëtim Kovaçi ishte dënuar për “vrasje” 8-vite më parë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey